Web Analytics
BallinaUncategorizedShkupjani i monton ski karrocës së vajzës

Shkupjani i monton ski karrocës së vajzës

Këto ditë në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku shihet një baba duke shëtitur vajzën e tij me karrocë nëpër borë.

Por jo vetëm kaq ai karrocës së vajzës i ka montuar edhe ski që më lehtë të lëvizë nëpër borë.

Vase Petrovski-Amanito nga Shkupi ka bërë diçka interesante, pajisje interesante për vajzën e tij që ta shëtisë edhe gjatë dimrit me karrocë por duke i vendosur dy ski nga ato standardet.

Rrugët e papastruar nga bora e kanë inspiruar atë që pas hulumtimit në internet të ideojë karrocën me ski për vajzën e tij Bora që mos ta shëtis në krahë por t’ia lehtësojë shëtitjen edhe familjes.

Një numër i madh i njerëzve përveç se e kanë uruar, kanë kërkuar edhe këshilla nga ai si të veprojnë edhe ata njëjtë me karrocat e tyre dhe të argëtohen në borë me fëmijët e tyre.

Shiko Videon:

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit