Shkurte Gashi merr dhuratën e çmuar nga motra e saj

Këngëtarja ka publikuar dhuratën në rrjete sociale.

Në storie në Instagram, artistja shqiptare ka postuar videon derisa e ka falënderuar motrën e saj.

Motra i ka dhuruar një dhuratë prej druri derisa shihen të gdhendura disa fjalë plot dashuri për të.

‘Si çdoherë motra ime me dhurata të veçanta’, ka shkruar Shkurte Gashi në mbishkrimin e videos derisa ka bërë tag edhe punishten e cila e ka përgatitur punimin.

Ndryshe, Shkurte Gashi po vazhdon ta shijojë epitetin nënë teksa është larguar nga muzika duke pauzuar pasi u bë nënë për herë të parë.

Theksojmë se, këngëtarja nuk ka zbuluar se është në përgatitje të projekteve muzikore./Lajmi/