Web Analytics
BallinaSHOWBIZShoqe të ngushta, por pse mungoi Fjoralba Ponari në “Baby Shower-in” e...

Shoqe të ngushta, por pse mungoi Fjoralba Ponari në “Baby Shower-in” e Einxhel Shkirës?

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pritet që bëhen prindër shumë shpejt, ata do të bekohen me një djalë dhe tashmë po shijojnë momentin më të lumtur të jetës.

Së fundmi, moderatorja ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar Babyshower-in e saj. Ajo ka organizuar një super festë me tullumbace, zbukurime dhe detaje tepër të bukura.

E veshur me një fustan bojëqielli, Einxheli ka ftuar motrën e Dagz, disa ish-banore të “Big Brother Albania”, si Antonela Berisha, Monika Lubonja dhe Sarah Berisha, apo moderatorja Aulona Musta.

Mirëpo ajo që mori vëmendje ishte mungesa e moderatores Fjoralba Ponari, e cila ka gjithashtu një miqësi të ngushtë me Einxhel Shkirën.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Fjoralba zbuloi edhe arsyen se pse nuk ishte në “Bbayshower-in” e Einxhel.

“Nuk jam edhe pse më qan shpirti! Jemi në xhirime këtej nga “Portokallia”. Ajo e di si është puna në tv”- shkroi Fjoralba.

Edhe më herët kur Fjoralba Fonari ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët  janë interesuar pikërisht me një çështje që lidhet po me shtatzëninë e Einxhel.

“Thuaj Einxhel të na tregojë, si ju tregoi që është në pritje të ëmbël,”-i është drejtuar një fans/fanse Fjoralbës në Instagramin e saj.

Nëse mendoni se Ponari e emocionuar tregoi si shoqja e saj e ngushtë i tregoi se do të bëhet nënë për herë të parë, gaboheni.

Fjoralba ka marrë kohën e saj, duke e analizuar shumë thellë këtë kërkesë të ndjekësit/ndjekëses, ku i kërkon të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel.

Sipas moderatores, përtej dëshirës së mirë për të ditur për të dhe bebin, është Einxhel ajo që vendos sa do të ndajë me ndjekësit e saj.

“Po marr kohën të të përgjigjem pak më gjatë për shumë pyetje në lidhje me të dhe pse pyetja jote në vetvete është dashamirëse. Përtej entuziazmit dhe dëshirës së mirë që keni për të dhe bebin, duhet të jeni dhe pak mirëkuptues dhe të durueshëm me atë që ajo po përjeton.Është në periudhën më të bukur dhe më sfiduese të jetë së saj. Çdo shtatzëni është e ndryshme që nga përjetimet psiko-emocionale deri tek ato fizike.Marr me dhjetëra mesazhe në ditë me kërkesa nga më të lezeçmet deri tek më absurdet në lidhje me të. Ndërkohë mendoj me vete: A është vërtetë kaq e vështirë të respektohen vendimet dhe përjetimet e saj emocionale, pa presione dhe kërkesa që shkojnë përtej asaj që ajo dëshiron apo mundet të ndajë?”-shkroi Fjoralba Ponari./panorama

Shiko foton:

 

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit