Shpati i bën Selvijes dhuratën që secila grua e ëndërron

Duke qenë se Shpati ka gati 20 vite që është pjesë e tregut muzikor shqiptar, ai ka vendosur që repertorit të tij t’i shtojë një këngë shumë të ndjerë.

Këngëtari ka zbuluar se këngën e tij më të fundit “Mbretëresha Ime”, ia ka dedikuar pikërisht partneres së jetës, Selvijes.

Sot, ai e ka publikuar këtë projekt të punuar me kaq dashuri në Youtube, duke na e lënë të gjithëve ta shijojmë.

Për këtë projekt të ri, ai u frymëzua nga dashuria e madhe për Selvijen.

“Është dedikim për Selvijen dhe ky frymëzim më erdhi nga dashuria për të.

Selvijes i pëlqeu.

Në fillim fansat kanë pasur një pikëpyetje nëse vajza në klip do ishte Selvija dhe unë ua lashë surprizë.

Si përfundim doli një vajzë tjetër dhe Selvija më tha unë do kem hapësira më të mira ndoshta”, tregoi Shpati, teksa shtoi se kënga ka 3 muaj që po punohet.

Megjithëse s’është protagoniste në klip, Selvija është muza e Shpatit, e cila sot ka marrë dhuratën më të bukur.

Ndër të tjera Shpati foli më herët për planet e dasmës, që sipas tij mund të organizohet së shpejti dhe do të jetë mes modernes e tradicionales.