Shpend Ahmeti: Manastiri i Deçanit po shpërndan gënjeshtra

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit ka ak.uzuar se kinse ai i ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafite në kishën e cila gjendet në kampusin e UP-së në Prishtonë.

Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.

“Thjesht nuk është e vërtetë asnjëra akuzë.

Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter.