Shpërndante lajme të rreme se ka vdekur Isa Mustafa, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arres.tuar një person të dys.huar për shpërndarje të fot ografive dhe videove në të cilat shkruhet se ka vde.kur kreu i LDK-së, Isa Mustafa si pasojë e infektimit me koronavirusin.

Policinë pas shpërndarjes së videove e ka lajmëruar sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.

Në një përgjigje për gazetën “Express”, Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dys.huari është arres.tuar.

Në rrjete sociale janë shpërndarë edhe disa imazhe e video të rreme, ku thuhet se kreu i Lidhjes Demokratike ka ndërruar jetë.

Madje, me anë të montazhit janë bashkuar edhe video kur anëtarë të kësaj partie po bënin homazhe te va.rri i presidentit Ibrahim Rugova.

Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK-së po vazhdon që të qëndrojë në vetizolim dhe është në gjendje të mirë.