Shpërthen Ronaldo: Testi i koronavirusit është një budallak

Tejet i zhgënjyer dhe i trishtuar, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka lëshuar një postim në profilin e tij në Instagram ku ka insistuar se ai po ndodhet mirë si dhe ka sulmuar testin PCR i cili e nxori portugezin sërish pozitiv me Covid-19.

Ylli nga Portugalia do të mungojë sonte në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit sepse doli sërish pozitiv në testin e fundit.

Për herë të parë Ronaldoi doli pozitiv më 13 tetor edhe pse gjithmonë ishte pa simptoma, por sipas testeve, ai ende është i infektuar.

Së fundi ai ka postuar një fotografi në Instagram ku ka shkruar:

“Po ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Testi PCR është një blof...”

Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.