Shpresë në muret e karantinës. 10-vjeçarja gdhend dëshirën e shqiptarëve: Shqiponja ‘mbërthen’ nën kthetra koronavirusin

Shpresë nga karantina ku e gjithë Shqipëria vijon të qëndrojë prej ditësh.

Qëndrimi në shtëpi ka ngjallur kreativitetin dhe shpresën tek të gjithë, mes tyre edhe fëmijët, që ndonëse janë kategoria më pak e rrezikuar, janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë, masë kjo e ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e tij.

I tillë është rasti i një vajze 10-vjeçare nga Roksoveci.

Ajo ka pikturuar simbolin kombëtar të shqiponjës e cila mbërthen nën kthetra koronavirusin.