Web Analytics

Shqipe Hysenaj reagon për herë të parë pas përfundimit të finales së madhe të BBVK

Botuar nga: InfoKosova

Finalistja e tretë e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit më të shikuar në vend.

Përmes një video në proflin e saj në Instagram, Shqipja falënderoi të gjithë mbështetësit e saj që e përkrahën gjatë këtij rrugëtimi për 105 ditë.

Ajo tha se ka fituar publikun dhe se është shumë e lumtur.

“Së pari dua të ju falënderoj nga shtëpia e Big Brother Kosova.

Dritat janë ndezuar, ka harruar Lumi për t’I fikur, do t’I fik unë tani, haha shaka.

Këtë video po e bëj për të ju falënderuar për të gjithë mbështetjen, mesazhet, kritikat, gjithçka që më keni dhuruar kur kam qenë këtu brenda, e më shumë kur kam dal jashtë e kam ndjerë dashurinë tuaj, e kam ndjerë cdo gjë që keni bërë për mua.”

“Kam qenë e fortë falë jush, unë e kam fituar Big Brotherin, këtë fitore ia dedikoj juve. Nuk jam e merzituar, jam shumë e lumtur.

Unë ju kam fituar juve.”, tha tutje ajo./insajderi

Shiko postimin:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipe Hysenaj (@shqipehysenaj)

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT