Shqipëri, këto biznese nga nesër do të rinisin aktivitetet

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, bën të ditura masat e reja të lehtësimit që do të fillojnë të praktikohen nga nesër atje.

“Të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojne aktivitetet nga ora 05:00-17:30 bizneset si: dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit”.

“Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno-sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve”, bëri të ditur Manastirliu, shkruan Top Channel.