Web Analytics
BallinaShqipëria dhe Kosova me përqindjen më të lartë të familjeve që vuajnë...

Shqipëria dhe Kosova me përqindjen më të lartë të familjeve që vuajnë nga varfëria energjetike

Të paktën 37% e shqiptarëve vuajnë nga varfëria energjetike, shumë më lart se mesatarja evropiane prej 5%, sipas një studimi nga DOOR dhe EIHP ku trajtohet varfëria energjetike në vendet që janë anëtare të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Sipas EurActiv, mungesa e ngrohjes i shtyn familjet e varfra të përdorin dru për të ngrohur shtëpitë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.

Në mesin e nëntë vendeve te marra në shqyrtim nga raporti, Kosova ka pjesën më të madhe të familjeve që jetojnë në varfëri energjetike me 40%.

Në vend të dytë vjen Shqipëria me 37%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 33%, Serbia me 22% dhe Mali i Zi me 15%, transmeton Telegrafi.

Varfëria energjetike përkthehet si paaftësi për të ngrohur siç duhet shtëpitë ose për të përmbushur nevojat e përditshme për energji.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se familjet e konsideruara në varfëri energjetike nuk marrin mbështetje në plotësimin e nevojave të tyre për energji.

Një studim i tjetër zbuloi se pothuajse gjysma e të gjitha familjeve në Ballkanit Perëndimor përdorin drurin si lëndë të parë për ngrohje, duke ndikuar negativisht në shëndetin e tyre.

Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerësoi se ndotja e ajrit shkaktoi më shumë se 30,000 të parakohshme në vitin 2019 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo shtoi se Ballkani Perëndimor “duhet urgjentisht të kalojë drejt ngrohjes shtëpiake me efikasitet energjetik, jo ndotës dhe të shëndetshëm”. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit