Shqipëria me masa tejet të rrepta, ndalohet lëvizja në këmbë, gjoba për këmbësorët!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëruar për masa të reja, dhe më rigorozet e ndërmarra deri në tani në luftën kundër coronavirusit në Shqipëri.

Ai ka thënë se nga dita e sotme do të ndalet qarkullimi në këmbë për të gjithë qytetarët në territorit e Republikës së Shqipërisë, duke filluar pas orës 18:00.

Ai tutje në vargun e masave të reja ka paralajmëruar se do të ketë edhe gjoba për të gjithë ata që ulen në parqe apo në mjedise të hapura.

Më poshtë i gjeni të gjitha rregullat dhe kufizimet e fundit nga qeveria e Shqipërisë:

🔴 DUKE NISUR NGA SOT, ÇDO DITË NË VIJIM PAS ORËS 18.00 DO TË NDALOHET EDHE LËVIZJA ME KËMBË NË TË GJITHË TERRITORIN E…

Gepostet von Edi Rama am Montag, 16. März 2020