Shqipja përfshihet në debatin mes Sindit dhe Julit: Më vjen shumë keq për…

Shqipe Hysenaj edhe pas largimit nga ”Përputhen” vazhdon të komentojë ngjarjet brenda programit.

Së fundi, një ngjarje mes Sindit dhe Julit, që ndodhi gjatë emisionit  të së hënës ka krijuar debat në publik.

Lidhur me këtë, Shqipja ka diçka për të thënë, teksa thotë se i vjen shumë keq për atë që i ndodhi Julianit, ndërsa u bën thirrje konkurrentëve ta afrojnë.

“Duke qenë se shumë prej jush po më pyesin se çfarë mendimi kam për Julianin.

E para më vjen jashtëzakonisht shumë keq sepse ai mezi integrohet në shoqëri dhe e dyta konkurrentët duhet ta afrojnë me se s’bën.

Në jetë duhet t’i japim mundësi kujtdo që ta shfaqi veten për atë që është dhe mos shikoni vetëm pamjen”, tha ajo në një video në Instagram. /Lajmi/