Shqiptarët e Kosovës nuk i ndalin porositë nga Kina, 1500 pako u blenë vetëm sot

Më mijëra porosi vijnë çdo ditë në qendrën transit të postes se Kosovës në Prishtinë.

Numri më i madh i tyre, po del që vjen nga Kina.

Vetëm gjatë të hënës, numri i pakove që kosovarët i blen online nga shteti kinez, arriti në rreth 1 mijë e 500.

Ndërkohë, një pakoje për të arritur nga shteti kinez që është prekur nga një virus i rëndë në Kosovë, i duhen të paktën 30 ditë.

Por, këto pako mund të rrezikojnë përhapjen e viruseve të ndryshme.

Madje Agron Ruahni, kujton një rast të tillë.

Ndërkohë, ende nuk është dhënë një definicion se si përhapet virusi i njohur me emrin koronavirus.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dalë me disa rekomandime për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në të thuhet që rreziku është akoma i ulët, por në rast të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të ndiqen disa procedura.