Në kontinentin e largët të Australisë jetojnë një numër i shqiptarësh të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Sipas rezultateve të vitit 1016 të Institutit Australian të Statistikave, rezulton se në Australi.
Një ndër pyetjet që formularin e censusit australian, ishte edhe “Çfarë gjuhë tjetër flisni përveç anglishtes”?
Nga përgjigjet, rezulton se 9183 banorë të Australisë flasin shqip.
Ata janë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë nga Maqedonia:
Victoria 6,834
New South Wales 772
South Australia 579
Queensland 512
Western Australia 404
Australian Capital Territory 48
Northern Territory 20
Tasmania 14
Ndërkohë në tjetër tabelë tregon ndarjen e shqiptarëve sipas vendit të lindjes.
Të dhënat i përkasin vetëm shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, pasi Maqedonia është futur në kategorinë ish-republika jugosllave e Maqedonisë.
Gjithnje sipas të dhënave te Institutit Australian të Statistikave bazuar në regjistrimin e popullsisë në vitet e mëparshme, popullsia shqiptare në Australi është rritur gradualisht gjatë 20 viteve te fundit.
Faktorët që kanë ndikuar në këtë nivel rritje të popullsisë janë numri i lindjeve/vde.kjeve dhe emigracioni.