Shqiptarët po ikin në masë në Gjermani, Rama: Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama e ka thënë me bindje se do të fitojë edhe një mandat të tretë.

Gjatë kongresit të PS-së që po mbahet këto ditë ai ka thënë se në zgjedhjet e ardhme parlamentare kërkon të marrë një mbështetje shumë të madhe nga populli.

Rama është shprehur kështu:

Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë.

800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar.

Kujtojmë këtu se në vitet e fundit shqiptarët po largohen në masë nga vendi dhe kryesisht po ikin drejt Gjermanisë.

Pasojat e këtij fenomeni kanë nisur të ndihen, krahu i punës në vendin tonë ka nisur të mungojë dhe për ta zvendësuar ka nisur të vijë një krah i lirë pune nga Afrika kryesisht.

Të rinjtë shqiptarë thonë se dy fakorët kryesorë që po i shtynë të largohen janë pagat e ulta dhe kostot e larta të jetesës.