E diel, 8 Dhjetor, 2024
-0.5 C
Pristina

“Shtatëzania” fut në sherr Kiara Titon me miqtë e saj!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara dhe Luiz vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Fansat kanë ndjekur me vëmendje çdo hap të tyrin, duke e shndërruar në dyshen më të dashur për publikun.

E si shpesh ndodh, interes të madh ka edhe për miqtë dhe rrethin e ngushtë të tyre, duke dashur të zbulojnë diçka më shumë nga detajet e çiftit.

E kanë qenë pikërisht miqtë e moderatores që ditët e fundit kanë informua mediat për një shtatëzani të mundshme të Kiarës.

Lajmi u përhap menjëherë në rrjet, duke u shprehur se miqtë kanë zbuluar se ajo është vetëm 5 javëshe shtatëzënë, si dhe lajmi po mbahet sekret nga të gjithë të afërmit.

Megjithatë, duket se lajmi i shtatëzanisë ka trazuar jo pak çiftin. Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, fakti se ky thashethem ka dalë nga miqtë e Kiarës, e ka bezdisur jo pak moderatoren, që i është dashur të gjejë “spiunin” mes miqve që informon portalet me lajme rreth jetës së saj private.

Me daljen e shumë detaje nga jeta e saj personale, Kiara është bërë më diskrete me miqtë e saj, duke preferuar që lajmet rreth marrëdhënies me Luizin, ti ndajë vetëm me rrethin e saj të ngushtë.

Kështu, lajmet për një shtatëzani të sajën, kanë bërë që moderatorja të humbasë disa miq, që më herët ka pasur bashkëpunim në televizion me ta.

Asnjë nga personat e afërt që rrijnë pranë saj nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, duke u shprehur se edhe nëse ajo është në pritje të ëmbël, vështirë se kaq herët dikush nga shoqëria e bashkëpunëtorët e saj mund ta dinë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kiara përflitet për një shtatëzani të mundshme. Edhe pak javë më parë, në rrjet u publikua ky lajm.

PROMO

Nga Rubrika