Shtatëzëna që ishte e infektuar me Covid 19 lind foshnjën

Një grua shtatëzënë e cila kishte rezultuar pozitiv në testin Covid-19 ka sjellë në jetë sot foshnjën.

Ajo tanimë konsiderohet e shëruar nga infektimi pasi që ka dal negativ në dy teste.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.

“Gruaja shtatzënë ka qenë e infektuar dhe e hospitalizuar në Klinikën Infektive, por tanimë ajo është e shëruar.

Shtatzëna ka qëndruar 17 ditë në Klinikën Infektive për tu trajtuar nga virusi, pas dy javësh ka dalur negative dhe sot e ka përfunduar lindjen me operacion.

Nëna dhe beba janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për indeksonline.

Ismajli shtoi se nuk ka asnjë rast me Covid-19 nga personeli shëndetësor dhe pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë./GE/

_____________________

4 pacientë të infektuar me Covid-19 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.

Sipas Klinikës Infektive 4 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi:

Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:

• 5 pacientë janë në gjendje stabile;

• 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si

• 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.

_____________________

Në verë vaksina anti Covid testohet te njerëzit

Vaksina ndaj koronavirusit do të hyjë këtë verë në fazën e testimit masiv tek njerëzit.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje mes kompanisë AstraZeneca dhe Autoritetit për Studimet e Avancuara dhe Zhvillimet Biomjekësore (BARDA), marrëveshje e cila do të përshpejtojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës provë.

Faza 3 e studimit klinik të kësaj vaksine do të përfshijë edhe testimin tek 30 mijë vullnetarë.

BARDA do t’i vërë në dispozicion kompanisë deri në 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur studimin e avancuar klinik, transferimin e teknologjisë për vaksinën si dhe prodhimin masiv të saj.

Vaksina do të bëhet e disponueshme vetëm pasi të jepet një autorizim emergjence nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Vaksina e përzgjedhur ndër disa kandidatura, është emërtuar AZD1222.

Ajo u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i është dhënë me liçencë kompanisë AstraZeneca, e cila disponon teknologjinë që do të mundësojë prodhimin masiv.

Për të arritur objektivin, kompania do të punojë së bashku me Qendrën për Inovacionin dhe Zhvillimin e Avancuar në Manifakturë të qeverisë amerikane.

Laboratori i Universitetit të Oksfordit ka njoftuar se deri në muaji shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Shumëkombëshja ka deklaruar gjithashtu se kapaciteti i saj prodhues është për vitet 2020 deri 2021 deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme.

Pas parablerjes së 30 milion dozave nga qeveria britanike, kompania ka njoftuar gjithashtu se po punon në marrëveshje të tjera paralele me qeveritë e vendeve europiane për të siguruar një “furnizim të gjerë dhe të barabartë të vaksinës në botë, me një model të njohur si jofitimprurëse, gjatë pandemisë”.

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Ditët e fundit, miliarderi bashkë-themelues i Microsoft Bill Gates kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të marrë përsipër një pjesë të kostove të prodhimit të vaksinës kundër Sars-CoV2 që Universiteti i Oksfordit po teston te njerëzit.

Sipas manjatit dhe filantropit amerikan, prodhimi i vaksinës po përparon me shpejtësi dhe se ai ka bindjen se ajo do jap rezultat në krijimin e antitrupaveUniversiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 23 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.