Shtatzëna fiton betejën me Covid-19 pasi u trajtua me plazmën e të shëruarve

Ajo nuk i mbajti dot lotët kur la spitalin në Mantua, Lombardi, shtat.zënë në javën e 24-t dhe me një tjetër fëmijë që po e priste në shtëpi.

28-vjeçarja Patrizia Vincenzi do të jetë sërish në gjendje të përqafojë fëmijën e saj pas 13 ditësh në spital, ku ajo fitoi luf.tën ndaj koronavirusin, pasi u trajtua me plazma hiperimune, të marra nga pacientët e shëruar.

Një rast i rrallë nëse nuk është ende unik.

“Plazma më riktheu në jetë.

Unë isha në dep.resion, por gjeta profesionistë të jashtëzakonshëm”, u shpreh nëna e re para se të kthehej në shtëpi, pas tamponit të dytë negativ dhe një përshëndetje për personelin mjekësor.

28-vjeçarja u shtrua në spital më 9 prill, ndërsa të nesërmen situata e saj u përk.eqësua.

Për të shmangur respiratorin për të mbrojtur fetuesin, mjekët e zhve.ndosën 28-vjeçaren në pulmonologji.

“Pas terapisë plazmatike, përmirësimi ishte vendimtar”, u shpreh Giuseppe De Donno, drejtor i pneumologjisë.