Shtatzëni e menduar apo rastësisht? Habit me përgjigje Sara Hoxha

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Poem Blu Vula.

Mirëpo së fundmi, Sara ka debutuar në Youtube me kanalin e saj.

Ajo u është përgjigjur pyetjeve të fansave në një video.

Ajo është pyetur rreth shtatzanisë së saj, nëse ishte e menduar apo ishte rastësisht.

Ndërsa Sara u përgjigj: “Shtatzënia ishte e menduar.

E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma shumë fakti që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodhë për një arsye”.