Shtëpia e Bardhë: Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik

Nënsekretari për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.

“Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik.

Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt Hoti para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.