Shteti i dëmtuar në kohë pandemie, paguan pagat e 20 mijë shërbyesve civil e që 80 % e tyre nuk punojnë fare

Shteti i Kosovës, jo rrallë është kriti kuar si nga organizatat vendore e ndërkombëtare si dhe institucionet e Bashkimit Evropian për numri e madh të të punësuarve në administratën publike.

Zakonisht janë cilësuar si barrë e madhe për buxhetin ashtu të limituar të Kosovës.

Hulumtuesi i lartë në GAP, Bekim Salihu ka thënë se shifrat të cilat tregoj tani për situatën e administratës publike dhe mbingarkesën e saj janë dë.mi që i kanë shkaktuar udhëheqësit politik, duke punësuar 20 persona në vendet ku janë kërkuar vetëm dy të tillë.

“ Kosova ka rreth 20 mijë persona të punësuar si shërbyes civil (e rreth 100 mijë si shërbyes publik) Shërbyesit civil brenda një viti tërheqin paga nga buxheti i shtetit rreth 96 milionë euro, ak tualisht shteti po funksionon me 20% të shërbyesve civil (stafi esencial) 80% janë të shpija.

Kjo shpërfaq dëmin që udhëheqësit politik i kanë bërë administratës e rrjedhimisht buxhetit, në një pozitë ku janë kërkuar dy persona i kanë punësuar 20”, ka shkruar Salihu në Facebook.

E në një situatë të tillë, shteti duhet t’i paguaj në vazhdimësi punonjësit e vet.

Ndërsa ekspertët e administratës pu blike disa herë kanë këshilluar që mënyra e vetme për të ulur numrin e këtij stafi është që kur personat pensionohen, mos të mbushen me persona të tjerë po zitat e tyre.