Shtyrje e sharje: Qytetarët në luftë për të blerë miell

Qytetarët po luftojnë për të arritur të blejnë miell nëpër marketet e Kosovës, që nga marrja e masave në vend për shkak të virusit covid-19.

Ndonëse ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë të hënën se shteti ka rezerva të grurit e miellit, qytetarët e Kosovës për disa ditë me radhë po vazhdojnë të blejnë miell.

Një video që është shpërndarë në Facebook, shihet se në një market në Gjilan, qytetarët pothuajse përleshën mes vete për të arritur të marrin thasët me miell.

Masat e Qeverisë nuk prekin dyqanet që shesin produkte ushqimore dhe higjienike.

Ato vazhdojnë të jenë të hapura.

Ndërkaq kolona të gjata po presin pranë mullinjve në gjithë Kosovën.

“Lufta” për miell në Gjilan – Mos bëni panikë, në Kosovë ka furnizime të mjaftueshme me miell

“Lufta” për miell në Gjilan – Mos bëni panikë, në Kosovë ka furnizime të mjaftueshme me miell

Gepostet von Infokus am Dienstag, 17. März 2020