Shuma marramendëse që marrin konkurrentët e “Për’puthen” për një “giveaway”

Opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Camaj, është një nga personat që gjithmonë ka folur troç në lidhje me këtë reality show.

Ai ka folur edhe për akuzat e dy ish-konkurrentëve Andit dhe Teas kundër produksionit.

Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e frikshme dhe i bënë që të dilnin çifit.

Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy.

“Kam marrë ofendime të shumta në “Instagram” pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia.

Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje.

Video e Teas është e hedhur në “Youtube”, për të marrë klikime.

E kishte nisur pa kërkuar falje.

Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë  kurioz të dinë si është e vërteta”, tha Meridiani.

Sipas tij, gjithë këtë e kanë bërë vetë Tea dhe Bearti.

“Nuk e kuptoj se pse Tea hodhi njëherë poshtë të gjitha akuzat, e më pas doli e tha të vërtetën e saj.

Nuk ka sens, është një puzzle i paplotësuar.

Nuk e harroj asnjëherë bisedën mes Andit me Tean, ku ai i thoshte “nuse” e fjalë të tjera.

Produksioni mund të bëjë çdo gjë, por jo të thotë disa fjalë “nuse”.

Nuk ka kontratë që të nxjerr çift me dikë.

Kontrata ruan imazhin tënd, se unë kam patur edhe kontratë me Big Brother.

Produksioni të bëri të jesh ky që je.

Mashtrimi është bërë një mënyrë jetese.

E bënë për hatër të publikut.

Emisioni mbaron, jeta vazhdon.

Po flitet shumë edhe për një lidhje tjetër aty, dhe unë them që të dalin hapur.

Publiku ndikon te njerëzit me karakter të dobët”, tha Meridiani.

Opinionisti i njohur tha se ata marrin para nga postimet që bëjnë, e si pasojë u duhej sa më shumë fansa ne rrjete sociale.

“Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi.

Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, tha Meridiani./express