Shumë marramëndëse/ Nuk do ta besoni sa kanë kushtuar aksesorët e Agnesa Vuthajt në FOTO

Modelja Agnesa Vuthaj është komentuar shpesh për stilin dhe sharmin e saj.

Modelja në çdo foto që publikon shfaqet e kuruar deri në detaje.

Gjithashtu modelja është përpjekur gjithmonë që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut.

Janë të rralla foto që modelja poston kur ajo është me pushimë apo kur paraqitet me veshje të shtrenjta.

Por së fundmi ajo ka publikuar një foto teksa ndodhet në avion privat dhe ajo që tërhoqi vëmëndje ishin aksesoret e saj.

Sipas faqes what.they.wearin në Instagram aksesoret e modeles shkojnë me mijëra euro.

Çanta e saj është e markës Brikin ‘40 Fauce Matte Alligator’ kushton 85,700€, orë e markës ‘Rolex’ Lady DateJust 28’ kushton 10,300€, si dhe byrzylyku me 4 diamante e markës Cartier që kushton 10,100€ të gjitha së bashku arrijnë shumën 106.000 mijë euro.

Kujtojmë që dy ditë më parë në mediat rozë u shkruajt se modelja dhe ish-Missi Agnesa Vuthaj është në një lidhje me një miliarder indian me emrin Chetaan Sandesara, 57 vjeç.

Pas këtyre lajmeve modelja reagoi duke treguar se lajmet për lidhjen me miliarderin nuk janë të vërteta.

Ajo deklaroi se punon për kompaninë e biznesmenit indian si ndërmjetëse dhe ka marrëdhënie shoqërore me familjen e tij.

Agnesa tregoi gjithashtu se gjithçka në jetë e ka arritur vetë, që nga kurorat e bukurisë, diplomat e fakulteteve, bizneset që ka krijuar.