E diel, 3 Nëntor, 2024
7.7 C
Pristina

Shumë vite më i vjetër se Gresa, nuk do besoni moshën e të dashurit të ish banores së BBVK

Modelja e njohur shqiptare, Gresa Hoti, ka nisur një romancë të re dashurie.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova po shijon lidhjen me një DJ italian, teksa një video e tyre u shpërnda në rrjete sociale.

Partneri që i ka rrëmbyer zemrën është Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.

Bashkë me kolegun e tij prej vitit 2009 janë si dyshe e DJ-ve nën emrin ‘Tale of us’.

Marrëdhënia e tyre thuhet se ka nisur prej disa muajsh dhe gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pandashëm.

Conte momentalisht është 42-vjeçar dhe shquhet për lidhjet që ka pasur në të kaluarën me bukuroshe të famshme.

Gresa nga ana tjetër për publikun u bë më e famshme pas pjesëmarrjes në Big Brother Kosova.

Ajo shijoi një lidhje të shkurtër me Andi Artanin.

Nga Rubrika