Shumë vite pasi humbi të atin, ky është mashkulli që Arilena e thërret “baba”

Lart e poshtë thuhet se Arilena Ara dhe menaxheri i saj janë në një lidhje dashurie.

Ndërkohë postimi i fundit i këngëtares, e bëri sërish lëmsh të gjithë rrjetin.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet duke e puthur në faqe Popin, krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun të cilin me krenari me thërras Baba”, shkroi Arilena dhe me siguri që të gjithë fansat e dyshes janë zhgënjyer nga kjo deklaratë e saj.

Kujtojmë se Arilena e humbi babain në një moshë mjaft të vogël, të cilin e kujton herë pas here dhe emocionohet sa herë që i flasin për të.