Shyhrete Behluli e bënë trupin si të 20 vjeçareve

Përpjekjet e këngëtares Shyhrete Behluli për tu dobësuar dhe për të qenë në formë, nuk kanë rreshtur për vite me radhë.

Këngëtarja asnjëherë nuk e ka ndaluar ecjen me kilometra të tërë, në mënyrë që të ketë vijë të mirë.

Shyhretja bashkë me të shoqin, shpesh janë parë duke ecur rrugëve të qytetit, por edhe në Parkun e Gërmisë.

Sot, këngëtarja gëzon linjat e dëshirueshme dhe po duket shumë bukur, e këtë e tregon edhe ky kombinim pranveror, shkruan “Kosovarja”.