Web Analytics
BallinaSHOWBIZSi asnjëher më parë, Megi Pojani duket kaq e bukur në veshje...

Si asnjëher më parë, Megi Pojani duket kaq e bukur në veshje tradicionale

Jemi mësuar ta shohim gjithnjë senasuale Megi Pojanin në “Dancing With The Stars”, por kësaj radhe ajo habiti jurinë me kërcimin e saj, më vallen e një prej trevave më me tradita në Shqipërinë e Veriut, atë të Tropojës.

Me veshjen popullore të kësaj krahinë, Megi dhe Jurgeni ngritën sot në këmbë Tropojën.

Kledi Kadiu: Ra ajo theksi e ajo energjia që kërkon kjo valle, hapat ishin pak a shumë ato, nuk ishte një valle e vështirë që të kërkonte kushedi.

Lili Cingu: Të kërcesh vallen tropojane duhet të tregosh bukurinë e Tropojës e të shtojzovalleve, levizjet duhet të ishin më femër, dhe maksimumin por jo atë që desha unë. Femrat të bëjnë për vete në kërcimin e Tropojës.

Valbona Selimllari: Megi i dha një tjetër ngjyrë ndërkohë që unë e kam trajtuar më elegante me levizje më të shtrira. Pato momente,por doja një tjetër ndjesi.

Dalina Buzi: Mua realisht mu duk se u transferua shumë mirë dhe më erdhe me shumë energji. Më pëlqeu shumë. Duhet të punosh pak me shtrimin e duarve.

Armand Peza: Në të gjitha versionet ti ishe minore në këtë kërcim.

Dalina Buzi: 8 pikë, Armand Peza 7 pikë, Lili Cingu 9 pikë, Kledi Kadiu 7 pikë, Valbona Selimllari: 8 pikë, në total 39 pikë.

Mbrëme kërcimet e DWTS ishin  të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eliminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera./iconstyle

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit