Si asnjëherë më parë Kejvina Kthella merr vëmendje me stilin e veçantë të flokëve

Ajo është një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar dhe rrjetet sociale e jo më kot.

Bëhet fjalë për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, e cila sigurohet që të marrë vëmendje në secilin postim që sjell.

Në këtë të fundit, ajo ka befasuar me dukjen në një stil të ri të flokëve që e bën të duket edhe më terheqese.

Në një fustan dypjesësh ngjyrë të verdhë, 26-vjeçarja shfaqet e mrekullueshme./trelegrafi