Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Ditëve në vijim mot kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat në rritje.

Pas masave të ftohta polare që sollën mot dimëror ditëve të fundit, nga dita e nesërme mbi Itali do të depërtojë një vorbull ciklonike nga Afrika veriore, që ditëve të ardhshme në vendin tonë sjell kushte për mot kryesisht të vranët, e kohë pas kohe priten edhe reshje të idobëta shiu, ndërsa në vise malore borë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “me afrimin e kësaj vorbulle, mbi vend do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore që favorizojnë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Cilësia e ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare, e nga dita e premte kohë pas kohe do të kaloj edhe në vlera të pashëndetshme”.

Parashikimi për periudhën 26-30 mars:

26.03 – Kryesisht vranët.

Në mbrëmje riga lokale shiu.

27.03 – Kryesisht vranët.

Kohë pas kohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Në vise malore borë.

28.03-29.03 – Të shtunën kryesisht vranët, vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Ditën e diel kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Priten edhe reshje lokale shiu.

30.03 – Vranësira dhe intervale me diell.

Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 4C, ndërsa maksimalet nga 8C deri në 14C.

Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale.