Si do të quhet fëmija i dytë i Meghan-it dhe Harry-t?

Në rast se nuk e dini ende, Archie do të bëhet një vëlla i madh.

Meghan Markles dhe princit Harry njoftuan se ata janë “shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë” dhe Meghan pritet të lindë në fund të pranverës.

Ndërsa Meghani dhe Harry janë larguar nga detyrat e mbretërisë, ata janë ende anëtarë të familjes mbretërore, kështu që shumë po pyesin veten se cili do të jetë titulli që do të mbajë fëmija i dytë i tyre.

Përgjigjja: Bebi mund të mos ketë fare një titull – ashtu si Archie.

Kur lindi Archie, Meghani dhe Harry mund t’i kishin dhënë  atij një nga titujt shtesë që princi Harry e mban, por çifti vendosi që Archie të mos merrte asnjë titull, sepse donin ta jetonin jetën e tyre në qetësi.

Dhe duke ditur vendimin për Archien dhe rregullat  mbretërore rreth titujve, me shumë mundësi Meghani dhe Harry nuk duan që i voglushi i tyre të mbajë një titull, por vetëm mbiemrin Mountbatten-Windsor.

Megjithatë duhet treguar  se, kur princii Charles të jetë mbret, Archie dhe vëllai-motra e tij do të kenë të drejtë të quhen princ- princeshë, nëse duan./Kosovarja