Si do të vaksinohen shtatë miliardë njerëz kundër COVID-19?

Ekipet në të gjithë botën po punojnë për të zhvilluar një vaksinë që do të jetë efektive kundër COVID-19.

Disa rezultate tashmë janë bërë publike dhe shumë të tjera janë ende në faza fillestare.

Megjithatë nuk është shqetësues vetëm fakti që duhet të prodhohet një vaksinë.

Një nga shqetësimet është mënyra si do të shpërndahet kjo vaksinë në të gjithë botën, në 7 miliardë njerëz.

Aleanca Ndërkombëtare e Vaksinave, Gavi, po i nxit vendet që të fillojnë të mendojnë për formimin e vaksinave.

Nuk është aspak lehtë që të ketë darkortësim dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, sepse shumë vende të pasura tashmë kanë bërë marrëveshje bilaterale me kompanitë farmaceutike për ta siguruar të parët ilaçin.

Mjeku Charlie Weller, kreu i vaksinave në Wellcome Trust të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se vendet do duhet të qartësojnë disa pika në momentin që vaksina do të jetë në treg.

Weller shprehet:

“Kush ka nevojë për këtë vaksinë?

Cilat janë grupet më të rrezikuara?

Dhe cilët kanë përparësi?

Ajo që ne e kemi mjaft të qartë është se çdo vaksinë ka të ngjarë të tejkalojë furnizimet, kështu që do të duhet të bëhen zgjedhje.”

Edhe bërja e vaksinave do të jetë e ndërlikuar.

Për shembull, Mbretëria e Bashkuar po shikon një model për të shfrytëzuar qendrat e vendvotimeve për të vaksinuar popullsinë, por shqetësim ngelen vendet e varfëra.

Shkencëtarët të gjithë mendojnë se do të gjendet një lloj vaksine.

Por shumë prej tyre thonë se është e pamundur që të vaksinohen miliarda njerëz.