Si dy pika uji, Kejvina Kthella ndan me të gjithë foton e nënës së saj

Prej disa muajsh, Kejvina Kthella ka vendosur të vazhdojë karrierën e saj në SHBA.

Edhe pse në karantinë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale duke postuar foto provokuese.

Së fundmi, modelja ka postuar një fotot të realizuar shumë vite më parë me nënën e saj, kur ishte vetëm një bebe.

Ajo ia ka uruar ditëlindjen nënës me fjalë shumë të ngrohta dhe shprehet se ëshë me fat që ka një nënë kurajoze dhe të dashur.

“Jam kaq me fat që kam një mama kaq fenomenale.

Ti je e dashur, e mendueshme dhe kurajoze.

Jam kaq me fat që kam një njeri gjeni në jetën time.

Gëzuar ditëlindjen.

Të dua.

Më mungon shumë familja ime”, shkruan modelja.