Si dy pika uji, vajza e Beyonce një kopje identike e nënës së saj

Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce dhe Jay-Z, ndoqi finalet e NBA me babain e saj.

Teksa reperi i njohur po bëhej gati për të përshëndetur arenën, ai i dha një puthje dhe përqafoi vajzën e tij, e cila i buzëqeshi paksa e bezdisur, pasi për pak ia prishi kaçurrelat e bukura.

10-vjeçarja zgjodhi për paraqitjen e saj një palë atlete të zeza të markës Nike, të cilat i kombinoi me një palë unaza argjendi dhe buzë me shkëlqim.

Flokët e saj ishin të krehura në mënyrë natyrale në kaçurrela, ndërsa ajo kishte një  shumë të lehtë për të kornizuar fytyrën e saj.

Në videon e postuar në llogarinë zyrtare të NBA në Instagram, Jay Z përqafon Blue Ivy, ndërsa ajo duket se i thotë: “Babi, flokët e mi! ”

Ashtu siç pritej, fansat e Beyonce nxituan të komentojnë videon, duke vënë në dukje ngjashmërinë e vogëlushes Blue Ivy me nënën e saj./abcnews.al/

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)