Si e mposhti koronavirusin Wuhani?

CoVid-19 është cilësuar si koronavirusi kinez, kjo pasi epiqendra e përhapjes së tij ishte në Wuhan, Hubei.

Tashmë kjo sëmundje është përhapur në të gjithë botën dhe po merr me mijëra jetë njerëzish.

Por teksa Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur pandemi botërore, duket se Kina e ka fituar betejën me koronavirusin e ri.

Në zonën më të nxehtë ku shpërtheu virusi janë mbyllur të gjithë spitalet e hapura aty përkohësisht për të shëruar pacientët e prekur.

Por e gjitha kjo është arritur me masa të rrepta të ndërmarra nga qeveria kineze dhe disiplina e treguar nga qytetarët të cilët kanë zbatuar rregullat higjenike.

Ndërkohë i gjithë qyteti është dezinfektuar nga makineri të mëdha.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon: