Si është pamja e një njeriu që po vuan ndarjen, shikoni fotografinë e Alex

Alex Rodriguez është fotografuar i vetmuar në një bar në New York, në të njëjtën ditë kur J.Lo shkoi në shtëpinë e Ben Affleck.

Ndonëse u tha se Alex po përpiqet ta hedhë pas të shkuarën, duket se ai nuk po e përballon dhe aq mirë faktin që J.Lo është ribashkuar me Benin dhe duket shumë e lumtur.

Shprehja e mërzitur në fytyrën e Alexit dallohej qartë, teksa qëndronte i ulur në Bar Pitti.

Pasi u largua, Alex i buzëqeshi paparacëve dhe i përshëndeti.

Ndërkohë Jennifer në të njëjtën ditë u pa duke dalë nga shtëpia e Benit ku kishte kaluar natën.

Nga jeta private e Alexit nuk ka ndonjë të re dhe thuhet se ai është fokusuar tek biznesi dhe dy vajzat e tij.