Kishte qenë një burrë që kishte dëshirë të livdohej.

Kur u plak e pyeti një ditë gruan e tijë:

– Mori grua, si kam qenë i zoti kur kam isha i ri, tash u plaka e jamë bër për me më vajtu !

– Valla bre burri im, nëse ke dëshirë edhe mundem të të vajtoj, i tha gruaja !

– Besa, vajtom se po të dëgjoj, edhe u shtri plaku !

Njeri o njeri, kur ishe i ri ska pas si ti!

Të bukur si ti nuk ka pasë !

Oren si tënden nuk e ka pasë askush !

Llullën e cigares si tënden nuk e ka pas askush !

Pushkë si tënden ska pas njeri !

Kalin e shalës e ke pas ma të mirin !

E kishe shtëpinë më të mirën në lagje !

Pleqnar si ti ska pasë askund !

Burri tu i ndëgju fjalët e gruas u përmallua dhe filloj të qante.

Gruaja po i thot:

– Mos qaj o burri im, pse po qanë për sene të huaja se, për zotin këto çka ti thash anjëra nuk ishin tuat, veç i shpika me ta bo ty qefin.