Si ndikon pagjumësia në shëndetin e njeriut?

Studime shkencore, kanë konfirmuar lidhjen e fortë mes pagjumësisë dhe shtimit në peshë.

Studimet thonë se njerëzit që flenë më pak peshojnë më shumë se njerëzit që flenë mjaftueshëm, shkruan “AgroWeb”.

Sipas tyre, gjumi i pakët rrit shanset e mbipeshës me 55%, transmeton lajmi.net.

Pagjumësia shkakton probleme të tjera që prekin trurin.

Ata që flenë pak kanë prodhimtari më të dobët në punë dhe kanë vështirësi në përqendrim.

Sipas ekspertëve, problemet me gjumin rrisin rre.zikun e sëmundjeve të zemrës, dhe diabetit të tipit 2.

Të dhënat shkencore tregojnë se njerëzit që flenë 4-6 orë për 6 netë me rradhë preken nga simptomat e para-diabetit.

Mungesa e gjumit shkakton dësh.përim të thellë.

Gjumi është thelbësor për imunitetin dhe kjo është arsyeja përse njerëzit që flenë më pak se 7 orë janë më të predispozuar të ftohen ose të preken nga gripi.

Shenjat që tregojnë se nuk flini mjaftueshëm

Njerëzit që kanë vështirësi të flenë kanë tendencën të hanë më shumë.

Truri ka nevojë për gjumin që të rimëkëmbet, në të kundërt do të kërkojë energji tek ushqimi.

Duke qenë se gjumi shton oreksin, njerëzit që kanë vështirësi të flenë do të shtojnë më shumë në peshë.

Njerëzit e pagjumë kanë vështirësi përqendrimi, ata harrojnë ku kanë lënë çelësat, telefonin e sende të tjera personale.

Njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm sëmurën me lehtë.

Nëse gripi ju kaplon disa herë në një stinë, atëherë me siguri nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe imuniteti juaj është i dobët.

Mungesa e gjumit lidhet  me vështirësinë në vendimarrje dhe përqendrim në dhënien e makinës.

Ajo ndikon  edhe tek shikimi, sidomos ai nga afër.

Njerëzit që flenë keq dhe pak nervozohen më lehtë dhe në mënyrë të pashpjegueshme.

Lëkura vuan gjithashtu nga problemet me gjumin.

Jo më kot gjumi cilësohet si një rutinë e bukurisë së jashtme.

Njerëzit që nuk flenë mirë kanë më shumë rrudha, sepse gjatë gjumit trupi prodhon më shumë kolagjen.

Nëse konsumoni ushqim të pasur me karbohidrate disa orë përpara se të shtriheni për të fjetur do të flini më mirë.

Por cilësia e gjumit humbe nëse hani ushqim pak përpara se të bini për të fjetur./Kosovarja