Justin dhe Hailey Bieber kanë qenë jashtë vëmendjes mediatike, sidomos pasi u bënë prindër për herë të parë të Jack Blues Bieber më 22 gusht 2024.
Një burim foli së fundmi për “People” dhe zbuloi mënyrën se si bebushi ka ndryshuar dinamikën e prindërve të famshëm, kryesisht në aspektin pozitiv.
“Ata duken edhe më të dashuruar që pas ardhjes në jetë të bebushit,” tha burimi, duke shtuar se ata “patën një festë në përvjetorin e tyre të gjashtë të martesës.”
Ata organizuan diçka të qetë që e shijuan në privatësi, por Hailey nuk hezitoi që të postonte një foto nga këto momente, duke kujtuar gjashtë vitet e dashurisë së tyre.
Burimi shton se Justin po tregohet një bashkëshort shumë mbështetës për Hailey-n, “duke e nxitur atë që të shijojë më shumë dalje me miqtë dhe larg angazhimit si nënë.”
Hailey, nga ana tjetër, është fotografuar disa herë në raste të ndryshme, mes tyre edhe në një darkë me Kylie Jenner. Në përgjithësi, Hailey si nënë për herë të parë “po ndihet mirë me statusin e ri”.
Burimi tha se Justin po jeton në një “flluskë” lumturie që kur foshnja Jack ka ardhur në jetë.
Kujtojmë që Hailey ka folur për revistën “W” gjatë shtatzënisë së saj, madje edhe për ndjenjat e saj për Justin, duke thënë: “Fillimi i shtatzënisë ishte super emocional për mua. Shpesh mendoja se unë e dua kaq shumë Justin-in, sa më dukej e habitshme se si mund të sillja dikë tjetër në jetë,” u shpreh asokohe modelja.