Në 110-vjetorin e Pavarësisë një urim i veçantë ka ardhur edhe nga Rita Ora për të gjithë shqiptarët, artistja shqiptare me famë botërore ka uruar 28-nëntorin me një foto shkëputur nga koncerti i saj i mbajtur në shtator në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Më e veçanta qëndron se Rita këtë urim e ka bërë në gjuhen shqipe: “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri,”-ka shkruar Ora.
Bukuroshja na ka bërë gjithmonë krenarë me arritjet e saj dhe na i ka çuar zemrat peshë sa herë ka përmendur origjinën e saj.
Kudo të jetë, sa herë i jepet mundësia, Rita s’lë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën, nuk lë pa folur për rrënjët e saj, njerëzit mikpritës dhe ushqimet kaq të shijshme tradicionale.
Megjithëse është shpërngulur nga Prishtina në Londër në moshën 1-vjeçare, prindërit e saj kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën dhe i kanë ushqyer Ritës dashurinë për atdheun.
“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre.
Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren në Kilburn, në Londrën Veriore”, tha ajo më herët për një revistë australiane.