Web Analytics
BallinaUncategorizedSi rrallëherë, Leonardo DiCaprio shfaqet në publik përkrah të dashurës 22 vite...

Si rrallëherë, Leonardo DiCaprio shfaqet në publik përkrah të dashurës 22 vite më të re

Prej disa kohësh, aktori i famshëm Leonardo Di Caprio po shijon lidhjen e tij të dashurisë me partneren, Camila Morrone, pasi u fotografuan shpesh së bashku në pushime e darka romantike, ata vendosën të dalin hapur në publik e të mos e fshehin më ndjenjën e tyre të bukur.

Aktori i njohur përpiqet që ta mbajë jetën e tij personale mjaft të fshehtë dhe të shfaqet rrallë në publik, por ka raste si ai i djeshmi që nuk i shpëton dot paparacëve, ai dhe e dashura e tij, Camila Morrone festuan ditëlindjen e një shoku në një darkë në klubin Soho House në Malibu.

Fituesi i çmimit Oscar, u pa të largohej nga festa ndërsa dukej i veshur me të zeza, nga ana tjetër, Camila u shfaq me një triko të shkurtër, duke e kombinuar atë me pantallona të zinj me bel të lartë, më herët burimet kanë treguar se çifti është martuar në fshehtësi.

Një person shumë i afërt me çiftin shprehet se tashmë Di Caprio dhe Morrone janë kurorëzuar me martesë dhe madje ekzistojnë thashethemet se Camila është shtatzënë.

“Leo dhe Camila u martuan fshehurazi pak para ndarjes se çmimeve Oscar, ata u përpoqën të ruanin sekretin sa të mundnin, por tani kanë vendosur që ka ardhur koha që më në fund të japin lajmin e mirë për miqtë e tyre.

‘Ekziston një thashethem se Camila është shtatzënë.”- ka treguar burimi.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit