Web Analytics
BallinaSHOWBIZSi u bë Bora Zemani, mollë sherri në mes Arian Konomit dhe...

Si u bë Bora Zemani, mollë sherri në mes Arian Konomit dhe Arbana Osmanit

Sipas opinionistit të Për’puthen, moderatorja mund ta ketë bërë këtë për shkak të Bora Zemanit.

Në fakt jo drejtpërdrejtë prej saj, por sepse Arjani është shprehur dikur se Bora është prezantuesja më e mirë në Shqipëri dhe Arbanës kjo nuk i ka pëlqyer.

Më saktësisht opinionisti u shpreh: “Arbana më ka hequr nga following (personat që ndjek në Instagram). Unë nuk e kisha marrë vesh, por dikush më shkroi që kur kam thënë për Bora Zemanin që është prezantuesja më e mirë në Shqipëri, atëherë kur ishte momenti i saj i vështirë, siç duket i ka mbetur hatri. Unë nuk e kam hequr nga following. E kam xhan.”

Kujtojmë se Konomi ka qenë për disa sezone pjesë e Big Brother, sigurisht si opinionist, duke punuar kështu me Arbanën.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit