Si u dashurua Loredana Zefi në djalin e hallës?

Kur Loredana Zefi nisi të shihej shpesh me reperin Gramos Aliu, i njohur si Mozzik dhe media pandehu për një lidhje dashurie mes tyre, reperja tha:

“E kam djal të halles”.

Kjo, doli të jetë si ato gënjeshtrat tipike të vajzave të dikurshme që gjenin arsyetime të tilla kur shiheshin nën shoqërinë e ndonjë mashkulli.

Gjithsesi, pak kohë më pas, të rinjët ferizajas e pranuan lidhjen e tyre, u bashkuan dhe madje u bënë prindër të një vajze të quajtur Hana.

Mozzik dhe Loredana i kanë ndarë rrugët e tyre dhe ajo që i bashkon është vetëm e bija, për të cilen reperi thotë se e ka marrë shumë malli pasi ka kohë që nuk e ka takuar./Kosovarja/