A e dini që emisioni i mëngjesit në “RTV 21” sot i ka mbushur 17 vjet që është në transmetim? Ky program, tashmë është maturuar.
Prej vitesh, ky emision moderohet edhe nga gazetarja dhe prezantuesja Merita Sekiraça, e cila ndër vite ka bërë disa emisione, përfshirë edhe “Unë jam Kosovë”.
Merita, vitet e fundit është bërë nënë për herë të parë, për çka ndryshuan edhe linjat e saj trupore.
Pas kthimit në ekran nga pushimi i lehonisë, ajo kishte disa kilogram më shumë.
E, tani, Merita ja ka dalë që të rikthehet sërish në formë.
Pak regjim dhe ja rezultati.
Ajo, po duket shkëlqyer./Kosovarja/