“Sikur të dilja unë”/Sarah bisedon me Donaldin

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm banori që u largua nga shtëpia ishte Kledi.

Shumë nga banorët nuk e pritën daljen e tij, ë një bisedë me Donaldin ajo tregon se u prek shumë nga largimi i tij dhe do të donte të ishte ajo në vendin e tij.

“Jam shumë e mërzitur,do të doja shumë të ikja unë në vend te tij nuk po përshtatëm dot me banorët e tjerë ose ndoshta edhe ata nuk po përshtaten me mua,”-tha ajo.

Donaldi nga ana tjetër i thot se ajo nuk ka pse të shqetësohet fare pasi nuk është e thënë që të përshtatet me të gjithë.

“Ndoshta kështu je ti,nuk ke pse të përshtatësh me të gjithë, ti ke njerëzit që do të rrish dhe të kalosh ditën këtu brenda dhe kjo gjë nuk të bën ty të jesh kot.

Ti je nje super vajzë,më beso mua”,-tha ai./Top Channel/