“Silikon, rri si të ka bërë Zoti”, Enca thotë se bukurinë e ka të trashëguar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca kritikohet vazhdimisht qoftë për ekspo.zimin e tepruar, por edhe ndërhyrjet estetike në fizik.

Ndonëse ajo mohon të ketë bërë një gjë të tillë, fansat janë të pabindur dhe komentet negative dhe kritikat në adresë të saj janë pothuajse në secilin postim që ajo bën.

Edhe në disa imazhe që ka ndarë së fundmi disa nga momentet gjatë seteve fotografike, ku është shfaqur si çdo herë tjetër e kuruar dhe mjaft tërhe.qëse, shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar ‘look-un’ e saj, ndërsa të tjerë kanë nisur ta aku.zojnë se ka bërë ndërhyrje plastike.

Por, kësaj radhe nuk ka munguar as përgjigja e Encës përmes një ‘Instastory’, duke treguar se gjithçka është thjesht genetike.

“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë zoti’ në profilin tim, zoti derdh një lot për ju.

Thjesht genet e mira dhe bekimet e zotit”, ka shkruar Enca duke lënë të kuptohet se pamja e saj fizike është e trashëguar./Indeksonline/