Sinani me Vjollcën bashkë: Hala të du….

Sinan Vllasaliu dhe Vjollca Haxhiu përsëri në një bashkëpunim.

Këngëtarët e mirënjohur të muzikes popullore Sinan Vllasaliu e Vjollca Haxhiu kanë bërë të ditur se do të sjellin edhe një bashkëpunim.

Dyshja numëron një numër bashkëpunimesh mes tyre sidomos kënga “Nanush” e cila vazhdon të ndëgjohet edhe ditëve të sotme.

Kësaj radhe ata nuk do të vijnë me këngë ritmike por me një baladë.

Kënga flet per dashurinë e humbur dhe pishmanllëkun qe djali ka ndaj dashurisë që dikur e braktisi.

Si gjithmonë, dyshja ka zgjedhur që punën të ja besojnë bashkëpunëtorëve të përhershëm.

Një gjë është e sigurtë, një baladë si kjo nuk duhet humbur.

Kënga pritet të publikohet sot në ora 18:00 e vizuelizuar edhe me klip./kosovarja