Web Analytics
BallinaSindikata e Re e KEK-ut sot në protestë, kërkon pagën e 13-të...

Sindikata e Re e KEK-ut sot në protestë, kërkon pagën e 13-të për punëtorët

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SR KEK) njofton se, sot me fillim nga ora 11:00 do të protestojnë para termocentralit “Kosova B”.

Siç njofton sindikata, protesta do të bëhet për disa arsye, ku njëra prej tyre është paga e 13-të për punëtorët.

“Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të për punëtorët; Sigurimi shëndetësor të bëhet pa afat njëvjeçar e jo për çdo muaj sikurse tani, Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, Sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse për punëtor si dhe mjetet higjienike dhe Të paguhen kushtet e punës për të të gjithë punëtorët e KEK-ut”, thuhet në arsyen e protestës.

Vendimi për të protestuar ishte marrë më 13 dhjetor nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përsëritur edhe më parë. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit