Sipas medieve serbe, Brukseli do t’i vëjë Serbisë ultimatum rreth Kosovës

Brukseli të enjten do të faktikisht do ta vëjë Serbinë përballë një ultimatumi, shkruajnë të marten mediet serbe.

Sipas gazetës beogradase “Novosti”, delegacionit të Beogradit, që udhëton për bisedime me Miroslav Lajçakun dhe palën kosovare, në selinë e BE-së do t’i dorëzohet drafti i marrëveshjes gjithpërfshirëse, që përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia.

Burime nga qarqet diplomatike i kanë thënë kësaj gazete se Brukseli përmes Lajçakut, planifikon që shefit të delegacionit serb, Marko Gjuriqit t’ia dorëzojë “draftin sekret, me kërkesën që t’ia përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit”.

“Ky draft është përpiluar nga BE-ja pa negociata me ndonjërën palë dhe duke keqpërdorur qasjen e tyre në dialogun teknik.

Në tekst kërkohet që Serbia ta pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkruajnë mediet serbe t’u ketë thënë ky burim diplomatik.